Без разлика дали имате повеќе годишно работно искуство или само што дипломиравте, за Вас секогаш постои шанса за вработување во Nestle. Побарајте работа тука.
Shijoni me respekt

Ndryshimi është në duart tuaja
Hajde të punojmë në mbeturinat plastike
Treni, autobusi, biçikleta apo skejtbordi - të gjithë punojmë në zvogëlimin e ndotësve tanë gjatë rrugës për në punë. Por a i keni konsideruar gotat e juaja të kafes në krejt këtë mjedis? Të gjithë do të dëshironim që të përdorim më pak gota një herë të përdorshme në jetën e përditshme - për këtë arsye i kemi disa sugjerime që do te ju ndihmojnë të zvogëloni përdorimin e tyre dhe të përdorni gota të qëndrueshme për kafenë tuaj.
Gjatë rrugës për në pune, një zgjedhje e thjeshtë për udhëtim të qëndrueshëm është ti ndërrojmë gotat merr me veti me termosin me NESCAFÉ të shijshme i përgatitur në shtëpi. Kështu do të ketë më pak mbeturina dhe nuk ka çka të riciklohet (përveç paketimeve tona të riciklueshme). Pos kësaj, nëse bëni kështu vetëm disa herë në javë, mund që edhe të kurseni pak para!
Kur kaloni kohë në punë, mënyrë e mirë e për zvogëlimin e përdorimit të gotave të plastikës është ta merrni një filxhan me veti dhe ta përdorni sa herë dëshironi kafe. Tregoni kolegëve se çka jeni duke bërë dhe përhapni atë që qëndrueshmëria, si edhe NESCAFÉ, është më e mirë kur ndahet me të tjerët.
Shija fantastike e kafes NESCAFÉ-s me dekada është përkrahësi ynë gjatë ditëve të punës – a nëse mundemi me më pak mbeturina plastike, të gjithë marrim pjesë për të mirën e mjedisit ku jetojmë.
S’ka nevojë për 100°C!
Ekzistojnë shumë mënyra se si të përgatitet një filxhan me kafe, por ai që shpenzon më së paku energji është i joni – granulat e thjeshta të tretshme.
Mund ta përgatitni vetëm një gotë nëse jeni vetë – ashtu që nuk do të ju duhet të ngrohni shumë ujë në zierësin tuaj. Edhe nuk është e domosdoshme që ta vloni. Po rrezikojmë ta tregojmë atë që dihet, por kafeja dallohet nga çaji (të cilit i duhet ujë i vluar në 100°C). Temperatura më e mirë për NESCAFÉ instant është 80°C – kur është uji më i ngrohtë se aq, kafeja djeget dhe prishet aroma e saj e mrekullueshme. Pos kësaj, filxhani më i ftohtë nënkupton edhe më pak pritje derisa filloni ta shijoni kafenë.
Ky ndryshim i vogël në temperaturë mund të sjellë kursime të mëdha elektrike. Nëse e vloni zierësin e plotë tre herë në ditë, ju shpenzoni diku rreth 110 kWh energji elektrike ne vjet, por nëse çdo herë e ngrohni ujin në vetëm 80°C, mund të kurseni deri në 22kWh ne vit, që është e mjaftueshme për furnizimin e televizorit 50 inç LED për 1,375 orë.
Ne respektojmë mjedisin jetësor kur e kultivojmë dhe bëjmë kafenë – por hapi final është në duart tuaja. Shijoni kafenë NESCAFÉ dhe shijoni derisa i kontribuoni qëndrueshmërisë të mjedisit jetësor!