Sorry, you need to enable JavaScript to visit this website.
Sort by
Sort by

E lehtësojmë riciklimin e paketimeve tona

Duke marrë parasysh sa është i rëndësishëm respekti si përbërës i kafes sonë, është e natyrshme që ne të kujdesemi po aq edhe për paketimin në të cilin e shesim. Për këtë arsye kemi dizajnuar paketimin i cili lehtë riciklohet.

 

Qëllimet dhe ambiciet

E DIZAJNUAR ME RESPEKT: Jemi duke zhvilluar paketime të riciklueshme dhe të ripërdorshme për të ardhmen.
Jemi duke zhvilluar paketimin i cili deri në vitin 2025 do të jetë 100% i riciklueshëm ose i ripërdorshëm për të gjitha produktet, poashtu jemi të fokusuar në përdorimin e plastikeve të reja ashtu që të përdorim më shumë materiale të riciklueshme.

nescafe pakuvanje
nescafe pakuvanje

Kavanozi dhe kanaçja që nuk vdesin kur

Nëse kavanozi apo kanaçja juaj e kafes NESCAFÉ do të mund të fliste, çka do të mund t’ju thoshte për jetën e saj të kaluar? Ndoshta ndonjëherë ka qenë kavanoz me marmelatë apo kanaçe me bizele, apo ndoshta shishe e pijes së gazuar, kanaçe misri...ose ndoshta edhe kavanoz ose kanaçe e kafes NESCAFÉ!
Jemi krenar që kafenë tonë e shesim në xham dhe alumin pasi kjo mundëson ricilklim pafund dhe pa humbje të pastërtisë dhe kualitetit. A argumentet për xham dhe alumin bëhen edhe më të fortë kur shikoni faktet – më shumë se një ton resurse natyrore mund të kursehen në çdo ton të xhamit ose aluminit të cilin e riciklojmë. Kur është fjala te prodhimi i kavanozave tona, 670 kg dioksid karboni kursehet në çdo ton të përdorur të materialit ti ricikluar (mesatarja EU).*
Prandaj, kur ta shijoni gjithë kavanozin apo kanaçen tuaj të kafes NESCAFÉ, e dini çka duhet të bëni. Futeni në shportën e duhur për riciklim. Ndoshta një ditë do ta shihni përsëri!
* Fédération Européenne du Verre d’Emballage, Brisel (FEVE) numri.

 

nescafe sachets

Riciklimi u bë më i lehtë

Respekti për mjedisin ku jetojmë nuk është përgjegjësi e vetëm një personi – është i tërë zingjirit. E rëndësishme është si e kultivojmë, e bëjmë dhe e paketojmë kafenë, a për juve është e rëndësishme si e hidhni paketimin…Por çka ndodh pas kësaj?
Dëshirojmë që deri ne vitin 2025, 100% e paketimeve tona të jetë e riciklueshme dhe e ripërdorshme.
Tash ne po lehtësojmë riciklimin e paketimeve tona të reja. Qeset tona të reja me mono-strukturë përdorin vetëm një lloj plastike dhe për atë janë të dizajnuara për riciklim, por përsëri e ruajnë freskinë e kafes si deri tani.
Poashtu jemi duke punuar në solucionet e reja për parandalimin e deponive. Duke marrë parasysh sa është i rëndësishëm respekti si përbërës i kafes tonë, është e natyrshme qe aq kujdesemi edhe për paketimin në të cilin e shesim.