Без разлика дали имате повеќе годишно работно искуство или само што дипломиравте, за Вас секогаш постои шанса за вработување во Nestle. Побарајте работа тука.
E kultivuar me respekt

Shijoni shijen e fasuleve të rkultivuara mirë
Furnizimi ynë i përgjegjshëm fillon me njerëzit që i kultivojnë kokrrat tona të kafes. Ata janë heronjtë tonë dhe jemi krenar që i quajmë partnerët fermer. Ekspertët tanë vizitojnë fermat e tyre dhe i njoftojnë me praktikat inovative bujqësore të qëndrueshme të cilat e sigurojnë ardhmërinë e kafes, ju mundësojnë të fitojnë më shumë, të jenë më të shëndetshëm dhe të punojnë më shumë në harmoni me natyrën. Në fund, aq sa kultivimi i kafes tonë të jetë më natyror dhe me më shumë respekt, shija në filxhanin tuaj do të jetë më e mirë.
Qëllimet dhe ambiciet
FURNIZIM ME RESPEKT: Sigurojmë ardhmërinë e kafes me furnizim plotësisht të përgjegjshëm të lëndës së parë.
Furnizimi me lëndë të parë për kafen tonë është i përgjegjshëm, që tregojnë edhe certifikatat e pranuara ndërkombëtarisht të partnerëve global: 4C, Rainforest Alliance dhe UTZ.
RESPEKTI PËR KULTIVUESIT: Përmirësojmë kushtet e jetesës dhe rezistencën e kultivuesve
Plani i NESCAFÉ-s ju mundëson kultivuesve të ardhura më të mëdha ashtu që përmirëson aftësitë e tyre në punë dhe nxit diversifikimin; përmes këtij plani realizojmë më shumë se 100,000 trajnime në vit për kultivuesit.
Poashtu, fermerëve çdo vit ju dhurojmë më shumë se 10 milion fidanë pa pagesë, dhe përforcojmë rezistencën me prodhimtari më të madhe dhe bimë të cilat janë më rezistente ndaj sëmundjeve.
Mësoni më shumë se si kafeja jonë kultivohet me respekt
Kafja është në gjakun tonë
“Kemi parteneritete të mëdha bujqësore midis fermerëve të kafes dhe ekspertëve agronom të NESCAFÉ-s të cilat janë formuar gjatë dekadave. Ne kemi përkrahur fermerët gjatë kohërave të vështira sikur kriza Meksikane e ndryshkut të kafes 2012-2015, ku myku shkatërroi drithërat e kafes dhe kërcënoi jetesën. Ne shpërndamë më shumë se 37 milion bimë të reja rezistente ndaj sëmundjeve te më shumë se 33,000 fermerë - dhe shkalla e mbijetesës së bimëve të reja ishte rreth 90%. Dhe ne nuk u ndalëm këtu - shpenzuam 2-3 vitet e ardhshme duke ju ndihmuar fermerëve që të kujdesen për foshnjat e tyre të reja. Tash fermerët janë duke i korrur shpërblimet dhe prodhimtaria është dyfishuar në regjionet kyçe si Chiapas dhe Veracruz.”
Disa kultivues me të cilët punojmë sot janë fëmijët dhe nipat e fermerëve të cilëve ju kem ndihmuar në fillim. Kafja rrjedh përmes gjeneratave: “Ju mund të thoni ne kemi gjakun bojë kafe!” thotë Alfredo, fermer i gjeneratës së tretë në Veracruz.
Ashtu që kur të përgatitni një filxhan me kafe NESCAFÉ, mbani mend që puna e palodhur e gjeneratave të kaluar e ka bërë atë të ketë shije aq të mirë.
Kemi shpërndarë 37 milion bimë rezistente ndaj sëmundjeve, e vërtetuar nga Rainforest Alliance: rainforest-alliance.org
Kultivueset keniane janë faktor i rëndësishëm
Këto ditë, jeta për Makenën është e mirë. Vitin e kaluar ajo fitoi të drejtën ta posedoj tokën e saj, dhe të kujdeset për shkurret e veta arabike të kafes. Dy fëmijët e saj luajnë pranë këmbëve të saj derisa ajo me krenari mbledh qershitë që ti dërgon në treg.
Ky progres në Keni, ku kultura është duke ndryshuar. Nuk është i barabartë ende, por është në rrugë të duhur.
Ne dëshirojmë të bëjmë më shumë për Makinën - ne dëshirojmë ta ndihmojmë atë jo vetëm të kultivoj kafenë por ta fuqizojmë të bëhet një biznismene moderne. Skuadrat tona atje kanë filluar ta mësojnë Makenën - dhe 2,000 Keniane të tjera si ajo - për më pak të dukshmet por pjesët thelbësore moderne të kultivimit të kafes - si mbajtja e të dhënave të shpenzimeve, shitjeve dhe të korrave.
Ne jemi duke ju ndihmuar gratë Keniane të kujdesen për biznesin e tyre të kafes ashtu që të kenë mundësi për një të ardhme të ndritur dhe të qëndrueshme - dhe ju ta mund ta ndieni suksesin në secilin filxhan.
Ne kemi trajnuar 250 gra Keniane në udhëheqjen e biznesit dhe 2,000 të tjera për bazat e biznesi.