Sorry, you need to enable JavaScript to visit this website.
Sort by
Sort by


Na ndihmoni ti luftojmë ndryshimet klimatike me çdo filxhan

Ne respektojmë planetin duke punuar që ta bëjmë tërë prodhimin e kafes më të qëndrueshëm. Kjo do të thotë inkurajimin e biodiversitetit bujqësor në tokë, ruajtjen e ujit dhe zvogëlimin e emetimit të karbonit në çdo hap gjatë rrugës nga ferma në fabrikë. Ju na ndihmoni që ti luftojmë ndryshimet klimatike me çdo filxhan të kafes NESCAFÉ-s që pini.

Qëllimet dhe ambiciet

RESPEKTIMI I KARBONIT: Neutralizimi i emetimeve të karbonit nga furnizuesit dhe operatorët e kafes.
Ne kemi synim dhe udhërrëfyes të qartë të arrijmë në zero neto emetimin e gazrave nga serrat deri në 2050 dhe ta përgjysmojmë atë deri më 2030.
RESPEKTIMI I UJIT: Ruajtjen e ujit në ferma dhe shtëpi.
Ne jemi fokusuar në zvogëlimin e përdorimit të ujit përgjatë punës sonë me kafe. Me planin 10 vjeçar të NESCAFÉ-s ne kemi raportuar dhe tashmë kemi arritur 53% më pak ujë të humbur në një ton kub të kafes së tretshme.
RESPEKTIMI BIODIVERSITETIT: Promovimi i biodiversitetit në të gjitha fermat.

zacinuvame kafeto
 

Mësoni më shumë së si kafeja jonë bëhet me respekt

zacinuvame kafeto

Mëlmesë për fermat e kafes



Diversiteti është mëlmesë për jetë, kurse agronomët e NESCAFÉ-s dinë se si ti mëlmesojnë gjërat. Fermerët Tajlandez dhe Indonezian qe një kohë të gjatë janë duke I mbjellë në fermat e tyre betel arrat, durian, speca, çili dhe avokado. Gjatë periudhave të caktuara të vitit në pemët e tyre rriten të gjithë përbërësit për ushqim të balancuar.
Pse? Biodiversiteti bujqësor është vendimtar për zhvillimin e peizazhit rural. Diversiteti i pemëve tërheq shumë insekte të cilët jo vetëm që kryejnë shërbimin e polenizimit të bimëve te kafes dhe pemëve të tjera, por poashtu kontribuojnë për jetën e shumë shpezëve dhe kafshëve të tjera.
A diversiteti nuk është i mirë vetëm për natyrën, po edhe për xhepat e kultivuesve. Kombinimi i kulturave bujqësore do të thotë që ata mund të balancojnë të ardhurat gjatë vitit dhe të jenë të mbrojtur edhe nëse tregu për kafe bëhet jo stabil. Ata nuk i vendosin të gjitha vezët (kokrrat) në një shportë.
Për atë arsye herën tjetër kur e përgatitni për veti një filxhan kafe NESCAFÉ, kujtoni fermat e suksesshme nga vjen. Nuk do të mund ta ndieni shijen e çilit, por do ta ndieni shijen e mrekullueshme të kokrrave nga kultivimi kualitativ.
Fermerët tajlandez të cilët kultivojnë kultura të shumta bujqësore vitin e kaluar kanë fituar nga 3,000 dollar për hektar!

nescafe solji

Hedhim më pak ujë në kafe



Bimëve tona të kafes ju duhet sasia e caktuar e ujit që të rriten, por ne nuk dëshirojmë qe ajo te jetë në dëm të bashkësive lokale. Kafja jonë kultivohet në shumë lokacione ku nuk ka ujë të mjaftueshëm, për atë arsye kemi ndezur trurin tonë inovativ para sfidës për ti ndihmuar kultivuesit e kafes ta përdorin në mënyrë më të mençur H2O e çmuar. Kjo është pjesë e përcaktimit tonë që të sigurojmë se askush nuk do të mbetet i etur për shkak të prodhimit të kafes sonë.
Jemi krenar pasi në Vietnam kemi vërtetuar që kafeja kualitative mund të kultivohet duke përdorur 50-70% me pak ujë për ujitje – a nëse çdo fermer vietnamez do ta përvetësonte këtë praktik, do të mund të kursehej sasia e ujit e barabartë me 30% të shpenzimit vjetor të ujit nga populli vietnamez. Kemi zhvilluar edhe një aplikacion falas për parashikimin e motit i cili është i përshtatshëm për çdo fermer – ky aplikacion ju tregon për kohën më të mirë kur ti lëshojnë çezmat e tyre për ujitjen e kulturave bujqësore, dhe kur ti mbyllin ato për të mirën e fshatrave të tyre.
Në fabrikat tona (te cilat shpesh gjenden afër bashkësive ku e kultivojmë kafenë), kursejmë ujë në sasi të 7,850 pishinave olimpike me ujë çdo vit, vetëm duke e përmirësuar efikasitetin. Kjo do të thotë 56 miliard filxhan të kafes – mjaft që të mbështjellët planeti 126 herë.
Çdo herë kur ta pini një filxhan me kafe NESCAFÉ, do ta kuptoni sa është e rëndësishme kafeja për ne. Por asnjëherë aq e rëndësishme sa është uji i freskët për të tjerët.
Partnerët fermer të NESCAFÉ-s ne Vietnam kursejnë 50-70% ujë për pemë! [Në krahasim me praktikat e zakonshme në Vietnam]

nescafe parea

Fabrikat tona moderne punojnë me avull dhe kafenë e bluar

Kur të mendoni për ngasjen me avull, me gjasë do ti kujtoni lokomotivat e vjetra nga librat e historisë. Por avulli i vjetër dhe i mirë është nxitës i fabrikave tona të pastra dhe moderne.
Për shembull, çka mendoni si bëhen granulat e kafes? Në pyetje është një proces shumë i pastër, në të cilën përdoret vetëm uji i pastër dhe avulli.
Mënyra se si e krijojmë avullin është poashtu shumë e pastër. Fabrikat tona të klasit të parë i djegin të mbeturat e kafes së bluar i cili më herët është hedhur dhe në këtë mënyre na siguron gjithë karburantin e nevojshëm për krijimin e avullit. Kurse tash jemi duke i vendosur pipëzat e ri inovativ të cilët do të përdorin 50% më pak avull për prodhimin e kafes së tharë me spërkatje apo siç ju e quani kafe NESCAFÉ Classic.
Jemi krenar që në 10 vitet e fundit kemi përgjysmuar emetimin e karbonit nga fabrikat tona. Kjo sasi është e barabartë me sasinë e karburantit për 1,058 aeroplanëve të gjera të udhëtimit – çdo vjet! Por nuk do të ndalemi derisa të mbërrijm në zero.

Krejt kjo do të thotë se secilën herë kur ta përgatitni nje filxhan me kafe të mrekullueshme NESCAFÉ e cila tymos, mund ta shijoni duke ditur se jemi duke zvogëluar emetimin e karbonit.